Mitrovicë e Veriut, protestë në mbështetje të Vuçiqit – marrin pjesë edhe zyrtarë të Listës Serbe
Në Mitrovicën e Veriut është mbajtur mbrëmë, rreth orës 18:30, një tubim në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Protesta u organizua si kundërpërgjigje ndaj manifestimeve të përditshme anti-Vuçiq që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Serbisë.
Në mesin e pjesëmarrësve, përveç qytetarëve, ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë kryetarin Zlatan Elek, nënkryetarin Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri – Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq.
Gjatë tubimit, qytetarët mbanin një banderolë me mbishkrimin: “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.
Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës ishte “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.











