Mitrovicë e Veriut: 17-vjeçari sulmohet nga grup personash, dërgohet në spital
Një i mitur është sulmuar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut nga një grup personash, duke pësuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 19:50, në rrugën “Kral Petar”, ndërsa viktima, 17-vjeçar, u sulmua teksa ishte në park.
Si pasojë e sulmit, i mituri mori lëndime në kokë dhe u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veri.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për identifikimin e sulmuesve vazhdojnë.











