#Lajme

Mitrovicë e Jugut: Arrestohen tre persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë

Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Policisë, arrestimet janë kryer gjatë natës së 4 shkurtit 2026, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë të Jugut. Gjatë kontrolleve të realizuara, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramësh.

Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësia përkatëse e DHTN-së

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *