Mitrovica e Veriut organizon për herë të parë Streetball-in
Sot nga ora 18:00 në Mitrovicën e Veriut do të mbahet për herë të parë aktiviteti sportiv i Streetball-it.

Ngjarja po organizohet me mbështetjen e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollistit Drilon Hajrizi.












