#Ballina #Kosova #Lajme

Ministria e Shëndetësisë urdhëron masa mbrojtëse për punëtorët për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Shëndetësisë urdhëron masa mbrojtëse për punëtorët për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për punëtorët gjatë periudhës 3-10 korrik 2025, për shkak të temperaturave të larta.

Temperaturat e larta rrezikojnë shëndetin, sidomos të grupeve më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme ose në kushte të nxehta.

Institucionet janë ftuar të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

Ministria e Shëndetësisë urdhëron masa mbrojtëse për punëtorët për shkak të temperaturave të larta

Aksident mes veture dhe motori në Shupkovc