#Lajme

Ministria e Drejtësisë reagon për mbrojtjen juridike të Thaçit: Pagesat janë bërë në mënyrë të rregullt dhe transparente

Pas kërkesës urgjente të Fondacionit për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit, që Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë të ndërhyjnë për të parandaluar largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi në Hagë, ka ardhur reagimi zyrtar i Ministrisë.

Në reagim, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit janë shpenzuar gjithsej 5,353,301.02 euro.

“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e MD-së.