#Lajme

Ministri i Financave, Hekuran Murati, do të marrë vetëm 50% të pagës së tij mujore pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK).

Vendimi vjen pas mosrespektimit nga Murati të urdhrit për anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës. Sipas KPMShCK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit duhet të ndalojë 50% të pagës së ministrit brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit, deri në zbatimin e vendimit të KPMShCK-së për ATK-në.

Aktualisht, nga paga mujore prej 1,034 euro, Murati do të marrë pak mbi 500 euro derisa të përmbushë obligimet e vendosura nga institucionet e pavarura.