#Sport

Mijatovic kritikon Real Madridin: “Golat nuk e bëjnë Mbappen lider”

Ish-lojtari dhe ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Pedja Mijatovic, ka shprehur kritika të forta ndaj situatës aktuale te klubi madrilen pas humbjes 4-2 ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve.

Në intervistën për programin spanjoll El Larguero, Mijatovic tha se e shqetëson mendësia e skuadrës dhe mungesa e një lideri të vërtetë në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. “Mbappe është një lojtar i shkëlqyer, por nuk është një lider. Real Madridit i mungon një lider që t’i thotë skuadrës ‘Çfarë po bëjmë?’, siç ishin Sergio Ramos, Modric, Benzema, Fernando Hierro apo Raul në të kaluarën”, tha ai.

Mijatovic gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e vetëkënaqësisë në skuadër, duke theksuar se futbolli kërkon gjithmonë përkushtim dhe disiplinë. Ai e përshkroi gjendjen aktuale si një rikthim të “fantazmave të vjetra” që kanë penguar Real Madridin në të kaluarën, duke vënë në dukje se sukseset e mëparshme nuk mund të mbulojnë mungesën e udhëheqjes dhe përqendrimit te klubi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *