#Sport

Messi viziton Camp Nou-n në Barcelonë, i shoqëruar nga Rodrigo De Paul

Legjenda argjentinase Lionel Messi surprizoi tifozët me një vizitë të papritur në Camp Nou më 9 nëntor 2025, për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin që e konsideron “shtëpi”.

Messi fluturoi nga Miami me avionin e tij privat dhe qëndroi në një hotel pranë stadiumit. Ai u shoqërua nga bashkëlojtar i kombëtares argjentinase, Rodrigo De Paul, me të cilin darkoi dhe vizitoi ambientet e Camp Nou-t, duke realizuar edhe fotografi për kujtim.

Pas vizitës, Messi dhe De Paul kaluan disa orë pushim në hotel përpara se t’i bashkoheshin kombëtares për ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit 2025. Gjatë vizitës, disa tifozë me fat patën mundësinë ta takonin nga afër, duke ngjallur emocione të mëdha te fansat e Barcelonës.