Merdarë – Kolona 1 km dhe deri 2.5 orë pritje për dalje nga Kosova
Mërgimtarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje deri në 2 orë e 30 minuta, ndërsa kolona arrin gjatësi prej 1.000 metrash, raporton Gazeta Sinjali.
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet shkojnë deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë ato nuk tejkalojnë 10 minuta.
Pikat e tjera kufitare janë më të qeta, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.











