#Kosova #Lajme

Merdara, pika më e ngarkuar kufitare – pritjet deri në 20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikëkalimet kufitare, të përditësuara në orën 06:28.

Sipas raportit, pika kufitare më e ngarkuar është Merdara, ku pritjet për hyrje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga 10 deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, nga 1 deri në 5 minuta.