#Lajme

Me mbi 338 mijë vota, Kurti thyen rekordin personal zgjedhor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur një rekord të ri zgjedhor, duke u bërë kandidati më i votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas rezultateve nga numërimi i 96.17 për qind të votave për deputetë, Kurti ka siguruar 338,731 vota, duke e tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur kishte marrë 337,791 vota.

Me këtë rezultat, ai ka përmirësuar edhe rekordin e mëparshëm zgjedhor, i cili mbahej nga presidentja Vjosa Osmani me 300,756 vota.

Ndërkohë, procesi i numërimit ende nuk ka përfshirë votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, çka lë hapësirë që ky rezultat të rritet edhe më tej.