Me emocione, Anselmino përshëndetet me Dortmundin dhe rikthehet te Chelsea
Mbrojtësi argjentinas Aaron Anselmino i është përshëndetur bashkëlojtarëve të tij te Borussia Dortmundi mes emocionesh, duke mos i përmbajtur lotët në momentin e largimit nga klubi gjerman.
20-vjeçari do të rikthehet te Chelsea, pasi trajneri Liam Rosenior e konsideron atë si përforcim për pjesën e mbetur të sezonit. Anselmino u përshtat shpejt në Bundesligë, ku zhvilloi gjashtë ndeshje dhe shënoi një gol me fanellën e Dortmundit.
Chelsea kishte siguruar kartonin e tij nga Boca Juniors në vitin 2024 për 16 milionë euro. Fillimisht, Anselmino qëndroi i huazuar te Boca, ndërsa më pas kaloi një pjesë të sezonit në formë huazimi te Borussia Dortmundi.








