Mbyllet pika kufitare Glloboqicë Kosovë–Maqedoni e Veriut për shkak të zjarreve
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Glloboqicë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, është mbyllur pas përhapjes së zjarreve në afërsi të zonës.
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet maqedonase, rreth orës 15:40 një vatër e madhe zjarri është afruar pranë rrugës së fshatit Jazhincë, duke rrezikuar qarkullimin. Për këtë arsye, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të Maqedonisë së Veriut, është marrë masa e mbylljes së kufirit në këtë pikë kalimi.











