Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon më shumë kohë për përgatitje – kërkon shtyrje të afatit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë u mbajt një konferencë statusore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku mbrojtja u ankua për mungesë kohe për përgatitjen e çështjes.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, tha se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën për një afat 10-javor, duke caktuar 25 gushtin si datën për nisjen e mbrojtjes, duke lënë vetëm dy javë kohë për përgatitje.
Mbrojtja e Thaçit planifikon të thërrasë 12 dëshmitarë, ndërsa ajo e Krasniqit pesë. Për disa dëshmitarë kërkohen masa mbrojtëse dhe autorizime sipas rregullit 107. ZPS u ankua se nuk është dhënë renditja e dëshmitarëve, por mbrojtja tha se ajo do të dorëzohet tre javë më parë, sipas rregullave.
Në fund, trupi gjykues tha se do të shqyrtojë kërkesën për shtyrjen e nisjes së mbrojtjes për më 15 shtator. Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur në prill 2023 dhe ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.











