Mbi 2 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet
Shkeljet e rregullave të komunikacionit vazhdojnë të jenë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend, ndërsa autoritetet policore po ndërmarrin masa të rregullta për parandalimin e tyre përmes gjobitjes së kundërvajtësve në trafik.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,147 gjoba ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.
Në këtë periudhë janë shënuar gjithsej 58 aksidente trafiku: një aksident me fatalitet, 24 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Policia njofton gjithashtu se janë arrestuar 26 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë po vuajnë dënimin.











