Mbi 1,200 gjoba trafiku brenda 24 orëve – 52 aksidente të evidentuara
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 1,231 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 52 aksidente, prej të cilave 26 me dëme materiale dhe 26 me persona të lënduar.
Në raportin ditor theksohet se janë arrestuar 17 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.












