#Lajme

Mbi 100 aksidente në 24 orë, një me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare të qarkullimit rrugor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shënuar mbi 100 aksidente trafiku në vend.

Sipas raportit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 36 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 67 aksidente me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,492 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik, respektim të shenjave dhe rregullave të komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.

Mbi 100 aksidente në 24 orë, një me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar

Duka: “Unë besoj që ne jemi më

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *