#Ballina #Botë #Kosova #Kronika e zezë #Lajme #Sport #Zëri i Qytetit

Mashtrim me faqe bamirësie në Gjilan – arrestohet një i dyshuar

Mashtrim me faqe bamirësie në Gjilan – arrestohet një i dyshuar

Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjilan nën dyshimet për mashtrim me identitete dhe krijimin e një faqeje të rreme bamirësie në rrjetet sociale.

Sipas hetimeve, i dyshuari bashkë me tre persona të tjerë kishin përdorur identitetet e disa të rinjve për të prezantuar faqen “Dora e Besimtarit” si organizatë humanitare, duke mbledhur para kinse për ndihma sociale dhe ndërtim të puseve.

Në realitet, mjetet e mbledhura përfundonin në përfitim personal. Ndaj të arrestuarit është caktuar ndalim prej 48 orësh, ndërsa po vazhdojnë hetimet për kapjen e tre të dyshuarve të tjerë.

Vushtrria Antike – Zemra e Historisë në

Mashtrim me faqe bamirësie në Gjilan – arrestohet një i dyshuar

Pentagoni në alarm: Rrezik për 50 mijë