Marihuanë në serat e burgut të Dubravës – Nisin hetimet, pa të dyshuar
Marihuanë në serat e burgut të Dubravës – Nisin hetimet, pa të dyshuar
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zbuluar një sasi prej 25 gramësh marihuanë, e fshehur në një pako cigaresh pranë serave të sektorit të agrokulturës.
Rasti u raportua më 30 qershor, pas një informacioni të brendshëm. Hetimet janë nisur nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Pejë, ndërsa ende nuk ka të dyshuar. Rasti është iniciuar si “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.











