#Lajme

Maqedonci: Kosova kryeson Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike, sipas Normandy Index 2025, të hartuar nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS).

Sipas këtij indeksi, Kosova zë vendin e 13-të në nivel global për shkallën më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë, duke u pozicionuar në mesin e 10 për qind të vendeve më të sigurta në botë.

Në një postim në Facebook, Maqedonci sqaroi se indeksi vlerëson disa fusha kyçe, përfshirë stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit, funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, si dhe kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike.

Ai e cilësoi këtë renditje si një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar që dëshmon stabilitetin, progresin dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *