Manchester United drejt marrëveshjes me Michael Carrick-un
Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Michael Carrick-un dhe stafin e tij të trajnerëve për ta udhëhequr skuadrën deri në fund të sezonit aktual.
Sipas burimeve, marrëveshja parasheh edhe emërimin e stafit të propozuar nga vetë Carrick, çka tregon besimin e klubit në projektin e tij afatshkurtër.
Në rast se Carrick zyrtarizohet deri të shtunën, ai pritet të debutojë në stolin e “Djajve të Kuq” në ndeshjen e madhe kundër Manchester Cityt, në derbin lokal.











