#Botë

Maduro i arrestuar dhe i dërguar në SHBA, Trump shpërndan pamjet nga transportimi

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë fotografinë e parë të Nicolas Maduros pas arrestimit, ku lideri venezuelian shihet me duar të lidhura dhe sy të mbuluar, teksa po transportohet drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Trumpit, gjatë aksionit është ndaluar edhe bashkëshortja e Maduros. Maduro pritet të përballet me akuza në një gjykatë në Manhattan, lidhur me vepra penale që përfshijnë trafik droge dhe armësh.