Lladrovci replikon me Tahirin: “A përqafoheni me ata që ju quajtën ‘i biri i spiunit’?”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili së fundmi tha se në Drenas kandidati i PDK-së përkrahet “me sy mbyllur” dhe se fitorja në këtë komunë i takon partisë, e jo kryetarit aktual.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci iu përgjigj me tone ironike, duke i kujtuar akuzat e brendshme të së kaluarës në PDK.

“Kur shkon në selinë me logo në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që ju quajtën ‘i biri i spiunit’ para katër vjetësh?”, ka shkruar ai.
Përplasja e radhës brenda PDK-së ndodh në prag të zgjedhjeve lokale, ku gara në Drenas shihet si një ndër më të fortat brenda partisë.











