#Sport

Liverpooli vendos për të ardhmen e Mohamed Salah

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpooli ka qenë temë e madhe spekulimesh, sidomos para nisjes së Kupës së Afrikës së Kombeve, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një largimi të mundshëm nga “Anfield”. Interesimi i vazhdueshëm i klubeve saudite dhe tensionet e raportuara mes lojtarit dhe klubit e kishin bërë situatën edhe më të paqartë.

Pas disa deklaratave të forta të Salah dhe raporteve jo të mira me trajnerin Arne Slot, zërat për largim u shtuan. Megjithatë, rikthimi i egjiptianit nga AFCON dhe paraqitja si titullar në fitoren ndaj Marseille shënuan një kthesë në marrëdhëniet brenda klubit.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpooli nuk planifikon ta largojë me çdo kusht yllin e tij dhe është i gatshëm që Salah ta përmbushë kontratën e vlefshme deri në vitin 2027, duke u larguar si lojtar i lirë. Megjithatë, presioni i klubeve saudite me oferta të mëdha mbetet i fortë, ndaj një largim gjatë verës së ardhshme ende nuk përjashtohet.