#Sport

Liverpooli thyen rekord transferimesh, siguron Isakun për 150 milionë euro

Pas serisë së tre fitoreve në po aq ndeshje në Premierligë, Liverpooli ka bërë një lëvizje të madhe në merkato. Kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshje me Newcastle United për transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak, për shumën rekord prej 150 milionë eurosh.

Sipas marrëveshjes së arritur mbrëmë, Isak pritet të bashkohet sot me skuadrën e Liverpoolit.