Liverpool – Manchester United, derbi i javës në Premierligë
Këtë të diel, Premierliga angleze ofron një nga përballjet më të pritura të sezonit, ku Liverpool përballet me Manchester United në kuadër të javës së 8-të të kampionatit.
“Reds” aktualisht renditen të tretët me 15 pikë, katër më pak se kryesuesit e Arsenalit, ndërsa vijnë pas një periudhe jo të mirë me tri humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Manchester United gjendet në vendin e 11-të me 10 pikë, por skuadra ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit, duke treguar shenja rikthimi në formë dhe duke premtuar një përballje interesante ndaj “Reds”.










