Lirohen nga mbajtja në Serbi vëllezërit Emini, po kthehen në Gjermani
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar pas një jave mbajtjeje në Serbi. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë në rrugë për t’u kthyer te familjarët e tyre në Gjermani.
Lajmin e ka konfirmuar nipi i tyre, Ervin Hoxha.
Dy vëllezërit ishin arrestuar javën e kaluar në kufirin Serbi–Hungari, me akuzat e pabazuara të autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një serbi gjatë vitit 1999.












