#Lajme

Limaj pas takimit me Osmanin: Prej tre muajsh s’ka marrëveshje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani pas seancës së Kuvendit të mbajtur në orën 14:00.

Ai tha se në takim u diskutua për situatën politike dhe theksoi se nuk ka marrëveshje mes partive tash e tre muaj.

“Presidentja u interesua për zhvillimet dhe mundësitë e zgjidhjes. E njoftuam se nuk ka marrëveshje tash e tre muaj”, tha Limaj.

Ai shtoi se 30-ditëshi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nuk është konsumuar, pasi deputetët nuk kanë pasur mundësinë të votojnë.

Sipas Limajt, Osmani nuk ka kërkuar ndonjë veprim konkret, por vetëm është informuar për situatën.