Limaj: Nisma nuk voton kryeparlamentarin e LVV-së pa marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se vota e Nismës për kryeparlamentarin do të jepet vetëm nëse paraprakisht arrihet një marrëveshje politike me LVV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti.
“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, u shpreh Limaj.











