Leposaviq: Ndalohen një shtetas serb me mbi 13 mijë euro pas kalimit ilegal të kufirit
Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur policia ka ndalur një veturë të tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe, të cilën e drejtonte i dyshuari M.B. (1980).
Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë sekuestruar 13,992 euro para të gatshme, 17,880 dinarë serbë dhe mallra për mobilje me vlerë rreth 600 euro, të cilat dyshohet se janë futur pa deklarim doganor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast penal për “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”, ndërsa automjeti, paratë dhe mallrat janë dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës për procedura të mëtejshme ligjore.











