#Sport

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën, konfirmohet nga kryetari i FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se futbollisti Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ademi u shpreh se pritjes i erdhi fundi dhe se “Leoni është i Kosovës”. Ai theksoi se vendimi i Avdullahut erdhi pas një takimi që kishin zhvilluar së fundmi, ku u diskutuan të gjitha detajet.

“Leoni me këtë vendim dëshmoi se Kosova është zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen,” shkroi Ademi, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e Kosovës.