#Lajme

LDK nis fushatën zgjedhore, Abdixhiku: “Kosova është LDK”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit me një tubim të madh në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku morën pjesë qindra përkrahës të saj.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi kandidatët për kryetarë komunash dhe theksoi se rikthimi i partisë në komunat që kanë nevojë për zhvillim është një mision patriotik.

“Lidhja Demokratike nuk është vetëm parti politike – ajo është ndjenjë dhe shpresë për prindërit, fëmijët dhe gjeneratat që do të vijnë. Është dashuri dhe trashëgimi me të cilën do të krenohemi gjithmonë”, u shpreh Abdixhiku gjatë fjalimit të tij.