#Lajme

LDK nesër pritet të nominojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të vendosë edhe për kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Takimi do të nisë në orën 15:00, ndërsa nominimi i kandidatit për kryeministër është pika e dytë e rendit të ditës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, LDK garoi me Lumir Abdixhikun si kandidat për postin e kryeministrit.