LDK kundërshton pjesëmarrjen e Besnik Bislimit në dialogun me Serbinë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të dërguar Besnik Bislimin në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë. Ky vendim, sipas LDK-së, është i pajustifikuar dhe i mungon legjitimiteti qytetar e institucional.
Në reagim theksohet se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka dëshmuar se qeveria aktuale nuk gëzon më mbështetjen e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, nuk ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në një proces të tillë.

LDK ka paralajmëruar se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucione të dala nga vullneti qytetar dhe jo nga një qeveri pa mandat, duke shtuar se veprime të tilla dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.











