#Lajme

LBK kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit për tregun e hapur të energjisë: ZRRE të respektojë vendimin e gjykatës

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimin e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë vendimin për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Sipas LBK-së, ky veprim është ndërmarrë pa dialog me komunitetin e bizneseve dhe pa analizë të ndikimit ekonomik, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e sektorit privat.

“Vendimi është në kundërshtim me legjislacionin dhe gjykata tashmë ka urdhëruar pezullimin e tij. Këmbëngulja për zbatim është e paarsyeshme”, thuhet në reagim.

LBK kërkon rishikim urgjent të vendimit dhe hartimin e një analize gjithëpërfshirëse në bashkëpunim me bizneset dhe institucionet përkatëse.