#Lajme

Kushtetuesja ndalon përkohësisht formimin e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët dhe institucionet e vendit të ndërmarrin veprime ose të zhvillojnë procedura për formimin e Qeverisë.

Masa, e vendosur më 4 shtator 2025, hyn në fuqi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Vendimi u mor njëzëri nga Gjykata, pas kërkesës së parashtruar nga deputetët e Listës Serbe.

Në arsyetim, Kushtetuesja theksoi se masa është vendosur për të shmangur “rreziqe ose dëme të pariparueshme” dhe se është në interes publik. Vendimi do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Klikoni ketu: https://www.gjk-ks.org/notifications/details/3343?title=Njoftim%20p%C3%ABr%20Vendim%20p%C3%ABr%20mas%C3%AB%20t%C3%AB%20p%C3%ABrkohshme%20n%C3%AB%20rastin%20KO265%2F25&fbclid=IwQ0xDSwMnu09leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFja1M1eWlhd2dPekNJTm8yAR7-MoM6VIosaG6iuAJmFt7Mz9L3V8Ba62Zao-icKU7YnDh41VojoJnUo5N1EQ_aem_64dkRyyydAau8cv41eR8bA