#Lajme

Kurti udhëton drejt Davosit, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur udhëtimin drejt Davosit në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), ku po marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues institucionalë dhe investitorë nga mbarë bota.

Në kuadër të këtij forumi, Kosova do ta ketë për të dytin vit radhazi “Shtëpinë e Kosovës”, e cila do të shërbejë si hapësirë për prezantim dhe diskutim të çështjeve me interes për vendin.

Gjatë qëndrimit në Davos, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panele dhe ngjarje të ndryshme të organizuara në Shtëpinë e Kosovës, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.