#Lajme

Kurti takohet me homologun e Luksemburgut, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Luksemburgun për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ai gjithashtu riafirmoi synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO.

Bisedimet u fokusuan edhe te fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale, përfshirë bashkëpunimin në arsim, investime dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *