Kurti shmang pyetjet për mungesën e pritjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë arsyet pse gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjatë një paraqitjeje para mediave, Kurti zgjodhi të mos japë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje.










