Kurti propozon Glauk Konjufcën mandatar për formimin e qeverisë
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se ky vendim është marrë pas diskutimeve të gjera brenda kryesisë së partisë, duke theksuar se propozimi vjen nga vlerësimi i lartë për Konjufcën dhe për të shmangur mbajtjen e dy palë zgjedhjeve.
“VV ka fituar në vitin 2025 dhe do të fitojë edhe në 2026 e në vitet e ardhshme, përkundër mentalitetit jo bashkëpunues të partive të tjera. Jemi të përgatitur për zgjedhje, por jemi në këtë situatë për shkak të kalkulimeve të humbësve,” tha Kurti.
Ai shtoi se vendimi për të propozuar Konjufcën është i menduar mirë dhe reflekton qëndrimin e partisë për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të shmangur krizën institucionale.









