Kurti pranon sot Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të pranojë sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Raportin do t’ia dorëzojë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, në një takim që do të mbahet në ora 18:00 në ndërtesën e qeverisë.
Pas dorëzimit të raportit, Kurti dhe Orav pritet të mbajnë konferencë për media, ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës gjatë vitit 2025.










