#Lajme

Kurti për kandidatin e radhës të VV-së: Do ta mësoni të dielën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur sot përgjigjen e drejtpërdrejtë për kandidatin e radhës që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar të Kuvendit në seancën e së dielës.

“E merrni vesh të dielën”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, duke e lënë të hapur dilemen.

Deri më tani, VV ka propozuar tri kandidatura për këtë post pas aktgjykimit të Kushtetueses: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati. Megjithatë, mbetet e paqartë se kush do të jetë emri që do të dalë në votim në seancën e së dielës.