Kurti: Nuk jemi prishur me SHBA-të, pezullimi ka të bëjë vetëm me planifikimin e dialogut strategjik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot në mbledhjen e Qeverisë për pezullimin e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë, bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik, dhe jo të vetë procesit apo komunikimit të rregullt që ekziston mes dy vendeve.
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, u shpreh Kurti.











