#Lajme

Kurti njofton Bashën: Shpejt do të dërgohet emri i mandatarit tek Osmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar sot me kreun e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Gjatë takimit, Kurti ka bërë me dije se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë tek Presidentja emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shtuar se në takim Kurti i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë dhe se është diskutuar nevoja për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës.