#Lajme

Kurti: Nga nesër pensioni minimal rritet në 150 euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar rritjen e pensioneve bazike, duke thënë se pensioni minimal do të rritet nga 120 në 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor.

“Sot kemi lajme të mira për pensionistët. Pensioni minimal nga 120 euro bëhet 150 euro, duke filluar nga nesër,” deklaroi Kurti.

Sipas tij, kjo rritje do të përfshijë rreth 200 mijë përfitues, përfshirë pensionistët bazikë, personat me aftësi të kufizuara, përfituesit e pensionit për të rritur dhe fëmijë, pensionin familjar si edhe atë invalidor të punës.