#Lajme

Kurti: Nga nëntori rriten për 50% shtesat për fëmijë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se nga muaji nëntor do të ketë rritje prej 50 për qind të shtesave për fëmijë.

“Shtesat për fëmijët nga mosha zero deri në 16 vjeç do të rriten me 50 për qind. Për shembull, një nënë që deri tani ka marrë 40 euro në muaj, nga nëntori do të marrë 60 euro,” tha Kurti.

Ai shtoi se kjo është vetëm një nga vendimet e mira që Qeveria do të zbatojë në muajt në vijim.