#Lajme

Kurti në Londër: Partneriteti me Britaninë e Madhe forcon paqen dhe stabilitetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur vizitën në Mbretërinë e Bashkuar me një takim me mërgatën shqiptare në Londër.

Ai theksoi se partneriteti Kosovë–Britani është ndërtuar mbi bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë, duke kontribuar në paqe e stabilitet.

Kurti përmendi arritjet e qeverisë, përfshirë katërfishimin e buxhetit të mbrojtjes, trajnimin e FSK-së dhe rritjen ekonomike prej 6 për qind, si dhe mbështetjen e prodhimit vendor dhe lidhjeve tregtare me Britaninë.

Ai vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimin e vendit, duke përmendur programet Citizen Diplomacy Fellowship dhe Dritaren e Investimeve të Diasporës, që lehtësojnë përfshirjen e mërgimtarëve në sektorin publik dhe investimet në Kosovë.