#Lajme

Kurti mban konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë sot në mëngjes një konferencë për media, e cila pritet të fillojë në orën 10:00.

Konferenca vjen një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komunash, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka publikuar rezultatet përfundimtare për disa komuna.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tre komuna pa balotazh, ndërsa në dymbëdhjetë komuna të tjera gara do të vendoset në balotazh.