Kurti: LVV do të angazhohet për një “fitore më të madhe” në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e partisë për të arritur një “fitore edhe më të madhe” në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Ai ka shpërndarë një mesazh në Facebook, ku deklaroi se LVV do të angazhohet plotësisht për këtë qëllim, duke i kërkuar mbështetje qytetarëve.
“Me numrin 116 bashkë me qytetarët angazhohemi për një fitore edhe më të madhe,” shkroi Kurti.
Para kësaj, LVV kishte postuar në rrjetet sociale se një “fitore më e madhe” është diçka që partia e ka si nevojë dhe do të angazhohen për ta realizuar këtë synim.












